Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turku: Turizmi është kthyer në pasuri potenciale për vendin
English

Turku: Turizmi është kthyer në pasuri potenciale për vendin

Tiranë, 7 korrik 2011, NOA- Zëvendës Ministria e Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku në një dalje për mediat deklaroi se gjatë vitit të kaluar zonat turistike shqiptare, kryesisht ato bregdetare nga veriu në jug të vendit, përjetuan një nivel të lartë të frekuentimit nga pushues vendas e të huaj.

Sipas Turkut, ky fluks turistësh bëri që zhvillimi i turizmit të shndërrohet në degën kryesore të ekonomisë për këto zona, duke shtuar se edhe gjatë këtij viti pritet një fluks më i lartë turistësh kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera.

“Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale në pasuri reale për zhvillimin dhe begatinë e shpejtë të vendit, është një nga objektivat me të cilat duhet të matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave që mbështesin, përkrahin, stimulojnë dhe zhvillojnë industrinë turistike. Investimet në infrastrukturën rrugore, marketing dhe rritja e intensitetit të marrëdhënieve ekonomike me vendet e tjera ka bërë të mundur që vitet e fundit të ruhet tendenca pozitive e rritjes së mbërritjeve të vizitorëve ndërkombëtarë”, deklaroi Turku.

Sipas saj, tashmë produktet turistike që ofrohen në Shqipëri po alternohen sipas kërkesave të tregut duke përfshirë më së shumti turizmin e diellit dhe rërës, trashëgiminë kulturore, natyrën interesante, gastronominë tradicionale, turizmin rural dhe shumë aspekte të tjera që dëshmojnë autenticitetin e vendit.

Në vijim ajo tha se, MTKRS ka si objektiv kryesor zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, i cili mbron dhe zhvillon trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë dhe njeh rëndësinë e një mjedisi atraktiv, si parakusht për një turizëm të suksesshëm.

Ndërsa lidhur me sezonin veror turistik 2011, zv.ministria theksoi se MTKRS gjatë muajit Maj ngriti një grup pune, i cili evidentoi situatën e pastërtisë së plazheve të Shqipërisë nga Velipoja në Ksamil, në prag të fillimit të sezonit veror turistik.

STATISTIKAT PËR 6-MUJORIN E PARË TË VITIT 2011

Për periudhën janar-qershor numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj dhe shqiptare është 1.2 milion.

Numri i vizitorëve me nënshtetësi të huaj është 764 539 persona kundrejt 549 105 vizitorëve të vitit të kaluar ose 39.2% më shumë. Nga këta 54% janë vizitorë me netë- qëndrime, 36% janë vizitorë ditorë dhe 10% janë vizitorë tranzit.

Numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 34%, maqedonas 16%, malazaze 10%, italiane 6%, greke 8%, gjermane 3% etj.

Turistët europianë përbejnë 94%, ata amerikanë 3%, aziatikët 2% dhe të tjerë 1%

Analiza e kohë-qëndrimit për jorezidentët rezulton se më shumë se 60% kanë shpenzuar deri në 5 ditë qëndrimi në Shqipëri, ndërsa rreth 16% shpenzojnë deri në 10 ditë.

Sipas grupmoshës vizitorët ndahen: 10% janë nën moshën 20 vjeç, 64% i përkasin grupmoshës 20-50 vjeç dhe pjesa e ngelur rreth 25 % i përket grupmoshës mbi 50 vjeç.

Të ardhurat nga turizmi për 3-mujorin e parë të vitit 2011 janë 174.8 milion euro kundrejt 161.3 milion eurove në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 8.5% më shumë.

a.y/NOA

KOMENTE