Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beogradi, i gatshëm për marrëveshje të tjera me Prishtinën
English

Beogradi, i gatshëm për marrëveshje të tjera me Prishtinën

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje me Prishtinën rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në takimet ndërkombëtare.

"Jemi të gatshëm për marrëveshje, për të marrë në konsideratë propozimet. Kjo do të jetë një nga temat e dialogut Prishtinë-Beograd. Jemi të gatshëm për të zbatuar çdo marrëveshje që arrihet", ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

Serbia edhe këtë vit e bojkoton Samitin e Kroacisë, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, përkatësisht të kryeministrit Hashim Thaçi.

Ky takim, i cili zhvillon punimet sot dhe nesër, tubon përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë shtetërorë të vendeve të rajonit, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE