Lajmet e datës 8 Korrik 2011
- Beogradi, i gatshëm për marrëveshje të tjera me Prishtinën Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje me Prishtinën rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në takimet ndërkombëtare.
- Arrestohet ish-redaktori i javores “News of the World" Policia britanike ka arrestuar ish-redaktorin e javores “News of the World”, Endi Koulson, për shkak të skandalit që ka goditur këtë gazetë. Koulson, i cili ishte edhe shef për komunikime i kryeministrit Dejvid Kameron, po mbahet në stacionin e policisë në Londër.
- Basha, fjala e plotw: Sot bashkohemi të gjithë për të ardhmen e Tiranës Tiranw, 8 korrik 2011 NOA - Së pari të dashur miq, të dashur bashkqytetarët e mi, gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar të gjithëve në këto çaste, është një gëzim i hapur dhe i merituar.
- Pengmarrja, Shenjatari dorëzohet në polici: Problemi, borxhe të vjetra Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Dorëzohet në policinë e Tiranës, Sajmir Shenjatari i rrëmbyer më shumë se dy orë më parë. Burimet policore konfirmuan për agjencinë NOA se Shenjatari ka pohuar pak minuta më parë në prani të uniformave blu se me pengmarrësit kishte probleme borxhesh të vjetra.
- Basha: Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e drejtuar nga unë Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Lulzim Basha, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve disa orë pas vendimit më të fundit të Kolegjit Zgjedhor deklaroi se fitorja e tij ishte e ligjshme, në një proces të lirë, të ndershëm dhe transparent.
- Matura 2011, NOA publikon Formularin A2 me të gjitha degët që mund të zgjidhni Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Shpallet Formulari A2 me të gjitha degët ku mund të studiojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat që iu nënshtruan provimeve të Maturës Shtetërore 2011 dhe i kanë marrë ato me nota së paku kaluese.
- Rrëmbehet pronari i një pike bastesh në Tiranë, mbahet peng nga 4 vetë Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Pronari i një pike bastesh sportive është raportuar të jetë rrëmbyer në Tiranë. Denoncimi është bërë nga familjarët e Saimir Seinshtari, 30 vjeç, banues në zonën e Profarmës në Tiranë.
- Tiranë, merret peng një person, dyshime për biznes bastesh Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Policia e Tiranës konfirmon dyshimet për marrjen peng të një personi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në afërsi të “Profarmës”, ndërsa burimet jozyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë, sipas informacioneve paraprake për pronarin e një lokali bastesh.
- Merret peng pronari i një pike bastesh, telefonata: E kemi rrëmbyer Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA – Pronari i një pike bastesh sportive është raportuar të jetë rrëmbyer në Tiranë. Denoncimi është bërë nga familjarët e Ilir S.
- Fluturimi i fundit i amerikanëve në hapësirë Kejp Kanaveral, 8 korrik 2011 NOA - U nis sot drejt hapësirës në fluturim e fundit anija kozmike Atlantiks, e cila mbyll historinë 30 vjeçare të vizitave të NASA në hapësirën qiellore.
- Topalli: Opozita të vijë në kuvend, votohet Gjykata administrative Tiranë, 8 korrik 2011 NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim zëvendëspresidenten e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, Strasburg, Francoise Tulkens si dhe Christos Rozakis, president i Gjykatës Administrative të Këshillit të Europës.
- Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, fjala e plotë e kryetarit të PS-së, Edi Rama Nga Edi Rama Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi një grabitje të dhunshme ditën për diell dhe, sy për sy, përpara një populli të tërë, nxori humbësin fitues duke bërë qorrin e shurdhin si në çdo regjim pa drejtësi.
- Fitorja e Tiranës, Basha mesazh qytetarëve në mbrëmje Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Kandidati i “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha i shpallur fitues nga KQZ për bashkinë e Tiranës pritet te ketë një komunikim me median dhe qytetarët sot në mbrëmje.
- Kalimash, vdes minatori, e zuri poshtë masivi i gurëve Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, minatori i plagosur në mesditë në Kalimash. 44 vjeçari Avdi Gjuni u plagos rëndë, pasi e zuri poshtë një masiv gurësh.
- Basha fitues, reagon Rama: Drejtësia vdiq, nisim aksionin popullor Tiranë, 8 korrik 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kryetari i PS-së, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të paradites të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
- Anila Rubiku: Shqiptarët ta ruajnë identitetin, mos ta urrejnë atë që u takon Milano, 8 korrik, NOA - Anila Rubiku, është një artiste shqiptare që jeton e punon mes Milanos dhe Tiranës. Ajo prezantoi së fundmi një instalim interesant në Bienalen e Venecias, në pavionin e Shqipërisë, me titullin "Vende të tjera, shtetësi të tjera".
- Mediu: PS kërkon të ndalë integrimin e vendit Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Republikanët analizuan sot përfaqësimin e tyre në zgjedhjet vendore të 8 majit, ndërsa i bënë thirrje opozitës që të jetë pjesë e vendimmarrjeve në vend.
- Berluskoni nuk kandidon më, mbështet pasardhësin e tij në parti Romë, 8 korrik 2011 NOA - Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni nuk do të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare në vitin 2013. Gazeta “La republika” citon se politikani 74 vjeçar do të bëjë edhe fushatën e ardhshme elektorale dhe do të mbështesë si "baba nobël" ministrin akutal të Drejtësisë
- Kruja pret Miss Shqipërinë, Sara Gjoni shpallet "Miss Bikini 2011" I ftuar në spektakël top modeli me origjinë shqiptare Xhemil Shabani Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA - Ka ndryshuar kah destinacioni i "Miss Shqipërisë" këtë vit.
- “Zhduket” për pak orë adoleshentja, motra kallëzim të rremë në polici Tiranë, 8 korrik 2011 NOA – Mbrëmjen e djeshme, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është paraqitur për të depozituar kallzim penal shtetësja me iniciale D.
- Prezantohen histori suksesi të punësimit të personave me aftësi të kufizuara Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA - “Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara” dhe “Fondacioni Vodafone Albania” iu dedikuan për një vit çështjes së punësimit të personave me aftësi te kufizuara.
- MASH flet për skemën që përdor në përzgjedhjen e librave jashtëshkollorë Tiranë, 8 Korrik 2011 NOA - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar detaje rreth rregullave dhe procedurave të përzgjedhjes së librit jashtëshkollor, duke theksuar se fondi për bibliotekat është investim i qeverisë që nga viti 2007.
- Breshëri plumbash në drejtim të dy personave, kapet i riu laçjan Kurbin, 8 korrik 2011 NOA – Një i ri i cili para pak kohësh kishte sulmuar me armë dy të tjerë, është arrestuar sot nga forcat policore të Kurbinit.
- Diplomohen 150 oficerë që mbaruan Kursin e Lartë të Oficerit Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme u zhvillua ceremonia e diplomimit të 150 oficerëve që mbaruan Kursin e Lartë të Oficerit në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.
- Parashikimi i motit për 9 korrik 2011 Tiranë, 9 korrik 2011, NOA- Dita e nesërme do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin por gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash në zonat malore lindore.
- Fratini flet për Shqipërinë me Enver Hoxhajn: Perspektiva e saj, hyrja në BE Romë, 8 korrik, NOA – Perspektiva e Shqipërisë, tashmë është mëse e qartë: Hyrja në Bashkimin Evropian. Një fakt të tillë, e ka konfirmuar vetë ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, gjatë një takimi të veçantë që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
- Naço: Draft për të kontrolluar aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, prezantoi sot draftin për “Rregulloren për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”.
- Dibër, 17 vjeçari fundoset në ujërat e liqenit Dibër, 8 korrik 2011, NOA- Një 17 vjeçar nga komuna Kastriot e Dibrës është mbytur gjatë drekës së sotme në liqen. Mësohet se djaloshi me iniciale G.
- Tiranë, aksidentohen dy punëtorë ndërsa ishin duke hedhur beton Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet në zonën e njohur si Qyteti i Nxënësve. Dy persona të cilët ishin duke hedhur beton në një objekt në ndërtim janë plagosur çka ka bërë që për rrjedhojë të marrin plagë të rënda.
- Basha fitues, Kolegji rrëzon edhe kërkesën e Partisë së Pensionistëve Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Kolegji Zgjedhor pas rrëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste, ka rrëzuar pak më parë edhe kërkesën e Partisë së Pensionistëve.
- Vret 7 persona mes të cilëve edhe vajzën, vetëvritet 34 vjeçari E premte, 8 korrik 2011, NOA- Është vetëvrarë njeriu i dyshuar për vrasjen e shtatë personave në shtetin amerikan të Miçiganit. Rodrick Shonte Dantzler, 34 vjeç vrau veten ndërsa ishte ngujuar në një shtëpi me një peng në kohën kur policia po negocionte me të me telefon.
- Ndihmuan për përballimin e përmbytjeve, Topi dekoron ushtarakët e FSK Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi në një ceremoni të organizuar në Presidencë dekoroi tre përfaqësues të shquar ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
- Takim për policimin në komunitet, krijimi i një mjedisi të sigurt Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Filozofia e Policimit në komunitet, ishte takimi i radhës i organizuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me grupet e interesit.
- Wollfarth: Pas Kolegjit të respektohet ligji, duhet administrim i mirë për vendin Elbasan, 8 korrik 2011, NOA- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth nga qyteti i Elbasanit ka reaguar lidhur me vendimin e ditës së sotme nga Kolegji Zgjedhor.
- Motra çon në polici vëllanë për rrahje Durrës, 8 korrik 2011, NOA- Një 39 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka paditur në polici të vëllanë e saj. Mësohet se shkak për këtë është bërë dhuna sistematike e të vëllait 42 vjeçar me iniciale G.
- Koçijançiç: Presim arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor Bruksel, 8 korrik 2011, NOA- Maja Koçijançic zëdhënësja e Katherine Ashton, kryediplomates së Bashkimit Europian është shprehur lidhur me vendimin e dhënë sot nga Kolegji Zgjedhor ku është rrëzuar kërkesa e Partisë Socialiste për tejkalim afati.
- ISKSH: Kategoritë dhe sëmundjet që përfitojnë 100% rimbursim dhe ato të pjesshme Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka bërë me dije se është zgjeruar skema e sigurimeve, duke bërë që të rritet numri i pacientëve që përfitojnë.
- Bie makina në greminë, përplasja fatale i shkakton vdekjen 50 vjeçarit E premte, 8 korrik 2011, NOA- Pesë persona të nisur për pushime në drejtim të pikës turistike të Valbonës kanë ndryshuar drejtim në saj të një të papriture që u ka ndodhur.
- Zhduket në Fier, 19 vjeçarja gjendet nga policia e Tiranës Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Blutë e kryeqytetit kanë gjetur dhe kanë vënë ndaluar një 19 vjeçare të shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Panajota Bane e moshës 19 vjeçare me origjinë nga Roskoveci ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi ishte
- AKZ: Ligji për regjistrimin e popullsisë nuk përputhet numri i deputetëve me votuesit Tiranë, 8 korrik 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat ka denoncuar qartë mënyrën dhe procedurën e votimit për projektligjin e regjistrimit të popullsisë ditën e djeshme në Parlament.
- Izraeli u refuzon hyrjen dy amerikanëve Izrael, 8 korrik, NOA - Izraeli u ka refuzuar sot hyrjen e dy shtetasve amerikanë, për shkak të një vale të aktivistëve palestinezë që do të fluturojnë sot për në Aeroportin e Ben Gurion-it afër Tel Avivit.
- Tjetër tragjedi në minierë, vdes gruaja, plagoset burri Kukës, 8 korrik, NOA – Nxjerrja e kromit nga galeritë e minierave ka shënuar tragjedinë e radhës. Një grua ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në galeri dhe bashkëshorti i saj është plagosur rëndë.
- Pamje spektakolare të garave me dema në Spanjë (Foto) Spanjë, 8 korrik, NOA – Mijëra qytetarë janë dyndur në rrugët e qytetit Pamploma në Spanjë për të marrë pjesë në garën e përvitshme me demat e tërbuar në rrugë.
- Burri ankohet në polici: Më rreh gruaja Durrës, 8 korrik, NOA – Nuk janë vetëm gratë ato që kanë probleme me dhunën në familje. Fenomeni i dhunimit të bashkëshortëve ka hasur në rastet e para edhe në Shqipëri.
- Shakaja e të qenit edhe intelektual, edhe i pavarur Nga Agron Tufa (Kundërpërgjigje Fatos Lubonjës) Është hera e dytë brenda pak ditësh që z. Fatos Lubonja më akuzon nëpërmjet një ftese apo më fton nëpërmjet akuzash për një debat publik në lidhje me rolin kritik të intelektualëve ndaj partive politike.
- Pse jemi kundër këtij regjistrimi? Nga Shpëtim Idrizi Projektligji për të ashtuqua jturin census synon të rregullojë një moment mjaft të rëndësishëm që lidhet me shtetin, siç është popullsia, element thelbësor i ekzistencës së shtetit.
- Përfundon beteja ligjore, mbetet në fuqi vendimi i KQZ, Basha fitues Tiranë, 8 korrik, NOA – Vendimi i marrë sot nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste, që kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shpalli Lulzim Bashën fitues në kryeqytet me 92 vota.
- Dy plagosje me armë gjatë natës në Durrës, në kërkim autorët Durrës, 8 korrik, NOA – Mbrëmja e djeshme ka shënuar dy ngjarje të rënda kriminale në qytetin e Durrësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, në ngjarje të veçanta, dy persona.
- Rrëzohet kërkesa e PS në Kolegj Tiranë, 8 korrik, NOA – Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë. Në vendimin e dhënë pak minuta më parë, trupa e Kolegjit e ka cilësuar të pavlefshme kërkesën e PS-së që kërkonte përsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet.
- Thaçi, në Samitin e Kroacisë Kroaci, 8 korrik, NOA - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëendron në Dubrovnik, ku do të marr pjesë në Samitin e Kroacisë.
- Dita e pestë e protestës, minatorët takim në Ministrinë e Ekonomisë Tiranë, 8 korrik, NOA – Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e pesë të protestës për kushtet e punës dhe mënyrën e administrimit të minierave nga firmat private.
- Identifikohet autori i plagosjes së mbrëmshme në Tiranë Tiranë, 8 korrik, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë autorin e një plagosje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të “21 dhjetorit”.
- Kërcënimi i policisë: Nuk do të lejohen më krisma në dasma Shkup, (Maqedoni), 8 korrik, NOA - Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetovë paralajmëron fillimin e aksionit për ndalimin e të shtënave nëpër gazmende familjare dhe bllokimin e tyre.
- Kush duhet të turpërohet? Dhunuesi apo i dhunuari? Nga Mustafa Nano Para tri ditësh isha duke drekuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Vetë i tretë. Kur u ulëm nuk vumë re se ç’kishim përreth.
- Kolegji vendos sot për Tiranën Tiranë, 8 korrik, NOA – Në orën 10:00 pritet të nis seanca e radhës e Kolegjit Zgjedhor për padinë e Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet në Tiranë.
- Piramida e talljes Nga Artan Lame Sërisht një për prishjen e Piramidës. Sapo u fut me urgjencë dhe fshehurickazi në programin e Kuvendit. Po vjen mesi i beharit, njerëzia po nxitojnë plazheve, ndërsa Qeveria gjen kohë të merret sërisht me Piramidën.
- Irani dërgon armë për militantët në Irak Iran, 8 korrik, NOA - Ushtarak të lartë të SHBA-ve, thanë se Irani po rritë mbështetjen e saj për militantët shitë në Irak, duke furnizuar ata me armë të sofistikuara.
- Pasqyra e shtypit, 8 korrik 2011 Tiranë, 8 korrik, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 8 korrik 2011. Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Fotot: Votimi dje i falsifikuar”, i cili flet për votimin dje në Kuvend, ku sipas gazetës votimi i ligjit
- Faqe Zi Nga Mero Baze Dje Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj për regjistrimin e popullsisë në vend, përmes polemikave të ashpra mbi deklarimin e shtetësisë dhe fesë në formular.
- Kosova reagon ndaj deklaratës së Bogdanoviç Prishtinë, 8 korrik, NOA -Ministria e Punëve të Brendshme Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së të ashtuquajturit Ministër për Kosovën Goran Bogdanoviç, i cili tha se institucionet e Republikës së Kosovës, po tentojnë që “përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë”.
- Lenny Kravtiz ka dhuruar një këngë të re online Itali, 8 Korrik NOA - Nga ora 17:00 e datës 7 korrik, Lenny Kravitz ka dhuruar për Warner Music Italy (www.warnermusic.it) Rock Star City Life, një këngë të re të marrë nga albumi i tij i ri “Black and White America”, që pritet të dalë më 30 gusht.
- Zidane do të jetë drejtori i ri sportiv i Real Madrid Spanjë, 8 Korrik NOA - Zinedine Zidane ka zyrtarizuar se sezonin e ardhshëm do të jetë drejtori sportive I skuadrës spanjolle të Real Madrid.
- Një libër për të zbuluar farmaceutikët e falsifikuar Romë, 8 Korrik NOA - Janë pilulat për të rritur prestacionet seksuale, por dhe asteroidet apo dhe vaksinat, që shiten nëpërmjet internetit jo nga zyrtarë të këtij profesioni dhe duhet thënë se janë tepër të dëmshme për shëndetin tonë.
- Tatuazhe, dyfishohen reaksionet alergjike Romë, 8 Korrik NOA - Dermatit, ekzemë, të kruara dhe irritime të lëkurës dhe kjo si pasojë e përmbajtjes së metaleve në bojën me të cilën bëhet tatuazhi.
- Google, mbaron akordi me Twitter SHBA, 8 Korrik NOA - Google ka pezulluar opsionin “kohë reale” në motorin e tij të kërkimit, i cili konsistonte në azhornimin e rrjeteve sociale dhe diçka e tillë ndodhi si rrjedhojë e përfundimit të kontratës me Twitter.
- Cisse Transferohet tek Lazio Romë, 8 Korrik NOA - Gjithçka ka marrë fund: sezonin e ardhshëm Cisse do të jetë pjesë e ekipit të Lazios. Lotito ka arritur një akord me Panathianikos në bazën e 5.
- Anne Hathaway e veshur në të bardha Francë, 8 Korrik NOA - Një Borëbardhë e shkëlqyer e veshur tërësisht nga Valentino. Anne Hathaway duhet thënë se ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve të “White Fairy Tale Love Ball” që u mbajt në Wideville, në Francë, me qëllim për të mbështetur fondacionin “Naked Heart”
- Festë e çmendur në Pamplona Spanjë, 8 Korrik NOA - Me mijëra të pasionuar dhe turistë kanë shkuar në Pamplona të Spanjës, për të marrë pjesë në nëntë ditë festime. Fetsa, “encierros”, vrapimet përpara demit në rrugët e ngushta të qytetit, kanë nisur ditën e enjte dhe do të zhvillohen çdo mëngjes deri më datë 14 korrik
- Jesolo, të gjithë nudistët në plazh Jesolo, 8 Korrik NOA - Plazhi i Jesolo ka hapur dyert e tij për të gjithë natyralistët. Jo vetëm pjesën e plazhit, por dhe qendrën e qytetit.
- Shtëpia më e ngushtë në mbarë botën Varshavë, 8 korrik NOA - Zakonisht është një mënyrë të thëni, “shfrytëzo të gjitha hapësirat”, por me sa duket kjo ka qenë dhe ideja e një studimi të projektuar në Varshavë që ka ideuar apartamentin më të ngushtë në mbarë botën.
- Toya Jackson: I jam shitur Tyson SHBA, 8 Korrik NOA - Ka qenë gjithmonë vajza trasgresive e familjes Jackson, por tani Toya ka hapur sirtarit e kujtimeve, ose më saktë atë të maktheve, me një autobiografi shokuese.
- Bie çatia e stadiumit të Twente në Holandë Holandë, 8 Korrik NOA - Një pjesë e çatisë së stadiumit të “Twente” të Enschede, në Holandë, ka rënë, duke vënë përfund disa operatorë që po ndiqnin punët për rikonstruktim.

