Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fratini flet për Shqipërinë me Enver Hoxhajn: Perspektiva e saj, hyrja në BE
English

Fratini flet për Shqipërinë me Enver Hoxhajn: Perspektiva e saj, hyrja në BE

Romë, 8 korrik, NOA – Perspektiva e Shqipërisë, tashmë është mëse e qartë: Hyrja në Bashkimin Evropian. Një fakt të tillë, e ka konfirmuar vetë ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, gjatë një takimi të veçantë që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit ka ndërmarrë një tur në Itali, gjatë të cilit po takohet me personalitetet më të larta të këtij vendi.

Siç konfirmojnë mediat italiane, takimi Fratini-Hoxhaj është përqendruar në marrëdhëniet dypalëshe, si edhe ato të Italisë dhe Kosovës me Shqipërinë.

Hoxhaj pasi e falënderuar Italinë për rolin e saj në stabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit lindor, ka konfirmuar prioritetet e axhendës së qeverisë së tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, si edhe dëshirën për të vazhduar një dialog pozitiv me Serbinë.

Këtë të fundit, Fratini mësohet se e ka mbështetur ngrohtësisht, kur dihet se Bashkimi Evropian ka qenë lehtësuesi i marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, kryediplomati kosovar ka bërë me dije se në qendër të takimit të tij me homologun italian kanë qenë çështjet ekonomike të bashkëpunimit mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit në tërësi.

Kështu, janë diskutuar çështjet e krijimit të mjediseve më të mira për investime, në sajë të politikave fiskale, profesionalizmin e punonjësve dhe aftësinë për të hyrë në tregjet e vendeve të tjera të Ballkanit.

Ai ka theksuar gjithashtu rolin e luajtur nga Italia në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe të integrimit evropian.

Duke shtuar se po punohet për një sërë marrëveshjesh, si ajo e për taksat e infrastrukturës dhe nxitjen e investimeve italiane në vend.

"Ndër zonat e hapura për angazhimin italian janë bujqësia, ndërtimi dhe teknologjia kompjuterike, ku ne kemi shumë njerëz të kualifikuar të rinj”, tha ai në një intervistë për mediat italiane.

Duke përfunduar se “Kosova është vendi i fundit për t'u bashkuar me Evropën. Ne e dimë se ne ende kemi shumë për të bërë brenda vetes, por ka gjithashtu nevojë për mbështetje politike”.

n.e/NOA

KOMENTE