English

Google, mbaron akordi me Twitter

SHBA, 8 Korrik NOA - Google ka pezulluar opsionin “kohë reale” në motorin e tij të kërkimit, i cili konsistonte në azhornimin e rrjeteve sociale dhe diçka e tillë ndodhi si rrjedhojë e përfundimit të kontratës me Twitter.

“Ka qenë një partner i çmuar për rreth 2 vite dhe ne sigurisht do të qëndrojmë të hapur për çdo bashkëpunim në të ardhmen”, - bëri të ditur një zëdhënës i grupit.

Shërbimi i kërkimit “social” herët a vonë do të kthehet sërish, premton Big, kjo dhe pse në vend të postimeve në Facebook dhe Twitter mund të shfaqen në rrjetin social më të ri atë të Google +.

r.b/NOA

KOMENTE