English

Kosova reagon ndaj deklaratës së Bogdanoviç

Prishtinë, 8 korrik, NOA -Ministria e Punëve të Brendshme Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së të ashtuquajturit Ministër për Kosovën Goran Bogdanoviç, i cili tha se institucionet e Republikës së Kosovës, po tentojnë që “përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë”.

një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se: “Ky pretendim është jo racional, i pabazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të pajisjes së rreth tridhjetë mijë e pesëqind qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Republikës së Kosovës”.

Në reagim theksohet se; “Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar, thuhet në komunikatë.

NOA/RFE

KOMENTE