Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pamje spektakolare të garave me dema në Spanjë (Foto)
English

Pamje spektakolare të garave me dema në Spanjë (Foto)

Spanjë, 8 korrik, NOA – Mijëra qytetarë janë dyndur në rrugët e qytetit Pamploma në Spanjë për të marrë pjesë në garën e përvitshme me demat e tërbuar në rrugë. Ceremonia ka shënuar edhe këtë herë incidentet e radhës. Një burrë është shtypur nga kafshët dhe është dëmtuar në spital dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërsa dhjetëra të tjerë janë shkelur nga kafshët, në momentin kur ato kanë kaluar mbi trupat e njerëzve.

Viktima të brirëve të mbrehtë kanë mbetur edhe disa dhjetëra të tjerë që janë mundur të sfidojnë kafshët e mëdha.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Jose Aldaba, i cili ka ndjekur nga afër të gjitha rastet e plagosjeve, thotë se 4 persona e kanë pasur të nevojshëm trajtimin mjekësor në mënyrë urgjente.

Dema që përdoren për garat në këtë qytet janë marrë nga ferma Torrestrella, e cila stërvit këto kafshë dhe për ndeshjet me toreadorë. Njerëzit vrapojnë për rreth 1 kilometër në rrugët e qytetit të ndjekur nga demat, të cilët i shkelin dhe i gjuajnë. Përfundimi i garës është mbërritja në arenë.

a.k/NOA

KOMENTE