English

Tjetër tragjedi në minierë, vdes gruaja, plagoset burri

Kukës, 8 korrik, NOA – Nxjerrja e kromit nga galeritë e minierave ka shënuar tragjedinë e radhës. Një grua ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në galeri dhe bashkëshorti i saj është plagosur rëndë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në minierën kromit, në Kam të Tropojës. Viktima është Hajrie Elezi, 41 vjeç dhe i plagosur ka mbetur burri i saj, Basi Elezi 42 vjeç.

Shpërthimi i gazit ka asfiksuar direkt dy bashkëshortët. Punëtorët e tjerë që ndodheshin në galeri kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë dërguar në spital. Megjithë ndihmën e dhënë, 41-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Krumës. Ndërkohë që burri është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Miniera e Kamit në Tropojë bënë pjesë në vendburimet e kromit që cilësohen si të rrezikshëm.

Ndërkohë që shfrytëzimi i minierave në mënyrë private është i ndaluar me ligj. Varfëria ka detyruar bashkëshortët që të punonin në galeri në mënyrë të paligjshme dhe pa masat e sigurisë që përdoren gjatë punës.

a.k/NOA

KOMENTE