English

Vret 7 persona mes të cilëve edhe vajzën, vetëvritet 34 vjeçari

E premte, 8 korrik 2011, NOA- Është vetëvrarë njeriu i dyshuar për vrasjen e shtatë personave në shtetin amerikan të Miçiganit.

Rodrick Shonte Dantzler, 34 vjeç vrau veten ndërsa ishte ngujuar në një shtëpi me një peng në kohën kur policia po negocionte me të me telefon.

Por ai e ka ndalur me aq numrin e vrasësve, duke e lënë pengun të jetojë, por jo veten e tij.

Në mesin e shtatë njerëzve të vrarë nga Rodrick Shonte Dantzler ishte edhe vajza e tij. Këtë fakt e shkruan “The New York Times”, duke cituar shefin e policisë së Grand Rapids, qyteti në rajonin e Liqeneve të Mëdha, ku dhe ngjarjet kanë ndodhur.

Përveç vajzës së tij, 34 vjeçari ka vrarë edhe një fëmijë tjetër, ndërsa të paktën dy prej viktimave ishin ish- të dashura të vrasësit.

Pas një ndjekje të gjatë, policia kishte arritur të lokalizonte dhe rrethonte të ngujuarin në një shtëpi, pasi dyshohej se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtatë njerëz mes të cilëve pesë gra, një burrë dhe një vajzë, në dy shtëpi në Grand Rapids, në zonën e Liqeneve të Mëdha.

Kërkimet për të kanë përfshirë policinë, helikopterë dhe struktura të larta të shtetit.

Sipas medias lokale, thuhet se anëtarët e familjes Dantzler kanë deklaruar se vrasësi ishte liruar nga burgu së fundmi dhe se gjatë gjithë kohës është shfaqur i paqëndrueshëm dhe i tronditur.

a.y/NOA

KOMENTE