English

Wollfarth: Pas Kolegjit të respektohet ligji, duhet administrim i mirë për vendin

Elbasan, 8 korrik 2011, NOA- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth nga qyteti i Elbasanit ka reaguar lidhur me vendimin e ditës së sotme nga Kolegji Zgjedhor.

Sipas tij pas vendimit, nga ana e palëve politike duhet të ketë respektim të ligjit dhe zhvillime paqësore në vend, duke theksuar se duhet të bëhet qartësi për Tiranën.

Ai shtoi se më shumë rëndësi se çdo vendim, ka administrimi i mirë i vendit me përfundimin e procesit, pasi shtoi ai edhe OSBE prioritetin kryesor të saj ka respektimin e ligjit.

Këtë deklaratë Wollfarth e bëri nga qyteti i Elbasanit ku ndodhej gjatë ditës së sotme, ku dhe zhvilloi edhe disa takime me kryetarin e baskisë Qazim Sejdini dhe prefektin e këtij qyteti, ndërsa më tej ai vizitoi mjediset e prokurorisë dhe të gjykatës, ku dhe dhuroi disa kompjuterë dhe printera.

a.y/NOA

KOMENTE