Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aniston: Ja pse nuk i ndiej 42 vitet mbi supe
English

Aniston: Ja pse nuk i ndiej 42 vitet mbi supe

E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Jennifer Aniston është 42 vjeçe dhe paraqet një fizik sportiv të përsosur, por cili është sekret i saj i bukurisë?

Aktorja është rrëfyer gjatë një interviste për Contactmusic: "Unë kurrë nuk kam qenë një fanatike kur është fjala për atë që dua të ha. E kam gjetur gjithmonë zgjidhjen se unë mund të qëndrojë në formë duke shmangur ushqimet e padobishme dhe duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme, duke bërë edhe ushtrime të rregullta fiskulture... nuk kam ndonjë formulë fikse”.

Aktiviteti fizik i preferuar për të është joga: "E dashuroj jogën. Kam më shumë energji në qoftë se mund të merrem me të për 20 minuta në ditë. Nëse bëj ushtrime të mjaftueshme unë mund të ha atë që dua dhe të mos shqetësohen për peshën time ose pamjen time. Nëse unë marr ndonjë kile, më duhet vetëm të ha më shumë peshk dhe sallatë për një javë dhe të bëj ushtrime e katër ose pesë herë në javë në vend të dy ose tri herëve që bëj zakonisht. Gjëja më rëndësishme është ruajtja e një rutinë të shëndetshme. Ndihem më mirë pas një stërvitje të mirë pasi më jep më shumë energji gjatë gjithë ditës”.

a.y/NOA

KOMENTE