Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në pritje për të marrë çelësin e Tiranës, shtypi kosovar jehonë fitores së Lulzim Bashës
English

Në pritje për të marrë çelësin e Tiranës, shtypi kosovar jehonë fitores së Lulzim Bashës

Prishtinë, 9 korrik 2011, NOA – Pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, ish-Kryetari i bashkisë së Tiranës për tre mandate me radhë, Edi Rama bën gati largimin nga bashkia e kryeqytetit, ndërkohë që Lulzim Bashës, Kryetarit të ri i duhen edhe pak ditë kohë për të marrë në dorë çelsin e Tiranës.

Fitorja e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Tiranë, e shpallur pas verdiktit final të Kolegjit Zgjedhor, që i dha fund sagës për bashkinë e kryeqytetit, është komentuar edhe në të përditshmet e Kosovës.

“A do t’ia lirojë Rama karrigen e kryebashkiakut Basha?” është pyetja që ngre në shkrimin e saj e përditshmja “Koha ditore” në Kosovë”, duke marrë në referencë betejën e gjatë ligjore dhe kundërshtimin jo vetëm të rezultatit të shpallur nga KQZ më herët, por edhe të verdiktit final të Kolegjit Zgjedhor, të cilin kryesocialisti, njëherësh ish-kandidati për të katërtën herë për bashkinë e Tiranës, Edi Rama e përligji me shprehjen: Drejtësia ka vdekur, duke paralajmëruar një aksion popullor.

Sipas të përditshmes “Koha Ditore” Edi Rama e bëri betejën ligjore për të mos humbur edhe postin zyrtar që i kishte mbetur.

Ndërkohë, gazeta “Bota Sot” shkruan se një ditë pas vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor ka mbizotëruar qetësia në institucionin kryesor të kryeqytetit shqiptar.

“Bota Sot” nënvizon se në këtë të shtunë pushimi, i është vënë kyçi jo vetëm bashkisë që pret kryetarin e ri, por edhe punimeve në sheshin “Skënderbej”.

E përditshmja “Express” pasqyron festimet në selinë blu që pasuan betejën e tejzgjatur e të tensionuar ligjore për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.

Verdikti i artikuluar në vetëm 30 sekonda nga relatorja Sashenka Jonuzi solli dje rrëzimin e kërkesës së socialistëve për pavlefshmëri të zgjedhjeve me argumentin se ishte e pabazuar në ligj dhe jashtë afateve.

Ndërkohë pritet që në harkun kohor të 20 ditëve, pas konstituimit të Këshillit të ri bashkiak të Tiranës, Lulzim Basha të mandatohet si Kryetar i Bashkisë së Tiranës për mandatin katërvjeçar, 2011-2015, pas një sërë procedurash ligjore për të vlerësuar mandatin e tij dhe konstituimin si Kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE