Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, BE njohin Sudanin Jugor, dhjetëra mijë vetë festojnë në shesh
English

SHBA, BE njohin Sudanin Jugor, dhjetëra mijë vetë festojnë në shesh

Juba, 9 korrik 2011, NOA – “Pas luftës ka një agim të ri”. Kështu u shpreh sot Presidenti amerikan Barack Obama gjatë deklaratës përshëndetëse kushtuar shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor nga ai i Veriut.

Përmes një deklarate shefi i “Shtëpisë së Bardhë” e cilësoi ndarjen si arritje historike për Sudanin.

Pavarësia e Sudanit të Jugut u njoh edhe nga Bashkimi Europian.

Njohja erdhi pasi Sudani Jugor shpalli sot zyrtarisht pavarësinë e tij nga veriu i vendit, duke u shënuar si shteti më i ri i botës.

Dhjetëra mijë banorë morën pjesë në festimet zyrtare për shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit, në kryeqytetin Juba.

Deklarata e pavarësisë u lexua nga presidenti i parlamentit para dhjetëra mijë qytetarëve dhe të ftuarve nga vende të tjera të botës.

Në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon si dhe presidenti i Sudanit, Omar Hussein al- Bashir, kundër të cilit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Qytetarët e Sudanit Jugor, votuan pro ndarjes nga veriu i vendit gjatë referendumit popullor të mbajtur në muajin qershor.

Të dy vendet, Sudani Jugor dhe ai Sudani i Veriut janë ende në konflikt për kufirin si dhe ndarjen e burimeve të naftës.

mit/NOA

KOMENTE