Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahia: Shkatërruam 2.234 ton më shumë municione se në 2010-ën
English

Spahia: Shkatërruam 2.234 ton më shumë municione se në 2010-ën

Tiranë, 9 korrik 2011 NOA - Procesi i demontimit të municioneve të tepërta në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hyrë tashmë në një rrugë të mbarë e cila sipas parashikimeve do të mbarojë brenda vitit 2013. Ky fakt është konfirmuar edhe një herë nga zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia.

Sipas zv/ ministrit Spahia, vetëm gjatë muajit qershor janë demilitarizuar 2 444 ton municione, ndërsa për 6 mujorin e parë të këtij viti, janë demiltarizuar 10,394 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Kjo tregon edhe një herë rëndësinë që ka ky proces për Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe rikonfirmon edhe një herë vëmendjen që ajo i kushton pastrimit të territorit të Republikës së Shqipërisë, nga municionet dhe mbeturinat e së kaluarës.

“Në zbatim të Planit të Veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura, ecuria e procesit të asgjësimit të municioneve në muajin qershor dhe 6-mujorin e I-rë të vitit 2011, ka ecur me ritme mjaft të mira. Gjatë muajit Qershor 2011, janë demilitarizuar 2,444 ton municione, që është sasia më e madhe e arritur ndonjëherë brenda një muaji. Ndërsa për 6 mujorin e parë 2011 janë demiltarizuar 10,394 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2010, kur kishim arritur në 8.160 ton municione të demilitarizuara, në 6 mujorin e parë të vitit 2011 kemi demilitarizuar 2.234 ton më shumë”, u shpreh ndër të tjera zv/ministri Spahia.

a.q/NOA

KOMENTE