Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ariu në kërkim të romancës, arratiset nga parku 6 herë (Foto)
English

Ariu në kërkim të romancës, arratiset nga parku 6 herë (Foto)

Nju Xhersi, 10 korrik, NOA – Një ari në Nju Xhersi të SHBA-së ka arritur të dalë nga kopshti zoologjik për të gjashtën herë dhe të shkaktojë të kaos të vërtetë në disa zona të qytetit. Kafsha madhështore ka arritur t’i shpëtojë rojeve dhe të fshihet në zonën me pemë.

Ekspertët e parkut e kanë goditur atë me një shiringë me solucion qetësues në qafë dhe kjo ka bërë që ariu të mos reagojë. Më pas kafsha është pritur me një rrjetë në tokë, për të mos amortizuar rënien në tokë. Drejtuesit e parkut në Nju Xhersi thanë se kjo është e disata herë që ariu largohet nga kopshti.

Ariu me numër 6131 nuk ka emër, por është bërë i njohur për largimet e shpeshta nga parku. Sipas mirëmbajtësve të kafshëve me largimet e tij lidhen me luftën brenda llojit dhe zonat e influencave. Kjo është hera e gjashtë që kafsha largohet. Një prej veterinerë thotë se për shkak të moshës së madhe që kanë femrat në kopshti zoologjik, ariu 6131 duhet të largohet në kërkim të femrave të tjera.

a.k/NOA

KOMENTE