English

Jeremiç: OKB bllokon hetimet e trafikut të organeve

Beograd, 10 korrik, NOA – “Kërkesa e Serbisë që hetuesit e trafikut të organeve në Kosovë dhe Shqipëri të punojnë nën mandatin e OKB-së dhe raportin t’ia paraqesin Këshillit të Sigurimit është bllokuar nga ata që kanë kapacitete institucionale në këtë trup”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Ai ka deklaruar se bisedimet lidhur me këtë do të vazhdojnë dhe se shpreson që në javët e ardhshme të tejkalohen pengesat dhe të shënohet përparim.

“Përderisa kjo nuk ndodh, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistohet përshtypjes se në trafikimin e organeve në Kosovë ekziston diçka që për ndonjë arsye, assesi nuk guxon të dalë në dritë”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.

NOA/RFE

KOMENTE