English

Minatorët: Nesër hyjmë në grevë urie

Bulqizë, 10 korrik, NOA – Rreth 700 minatorë të Bulqizës kanë paralajmëruar sot se do të hyjnë në grevë urie nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. Ata kërkojnë kushte më të mira në punë dhe zgjidhjen e marrëveshjeve koncensionare që qeveria ka bërë me firma të huaja.

Punonjësve të minierës ë Bulqizës u janë bashkuar edhe minatorë nga rrethet e tjera. Sot është disa e shtatë e protestës. Kryetari i Konfederatës së minatorëve, Kolë Nikolli theksoi se mosmarrja e asnjë kërkese parasysh po shtyn gradualisht minatorët të ndërmarrin hapa ekstrem.

Pak ditë më parë minatorët zhvilluan një takim dhe me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë. Ndër pikat kryesore të kërkesave të tyre janë; ulja e moshës së pensionit dhe më shumë siguri në punë. Gjithashtu ata kanë kërkuar dhe largimin e kompanisë që ka marrë të drejtën nga Ministria e Ekonomisë për shfrytëzimin e minierave në qytetin e Bulqizës. Për këtë qëllim gjatë këtyre momenteve, një përfaqësi i minatorëve është duke zhvilluar një takim me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë.

a.k/NOA

KOMENTE