Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 10 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 10 korrik 2011

Tiranë, 10 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 10 korrik 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Tabelat e reja, makinat, si llogaritet taksa e re e qarkullimit”, i cili flet për detyrimet e reja të drejtuesve të automjeteve. Disa tituj të tjerë janë; “Bashkia, PS ankesë në Kushtetuese, Venecia dhe Strasburg”, “Zyrtari i Financave, zbardhen përgjimet”, “Celularët, në shtator ulet çmimi për mesazhet”.

Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor; “KiE çon Tiranën në Komisionin e Venecias”, i cili flet për nismat e reja ligjore të opozitës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë. “Basha edhe dorëzimi i mandatit, “me procedurë”, “Ç’kërkojnë minatorët, milionat e tregtisë së kromit dhe e famshmja “Zona D””.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Udhëzimet e Nishanit, ceremonia, Rama t’i dorëzojë detyrën Bashës”, i cili flet për firmën që ka dhënë ministri i Brendshëm për rotacionin e pushtetit vendor. Disa tituj të tjerë janë; “Regjistri i Sigurimit, zbulohen varret e 17 të pushkatuarve”, “Rrapo? “Jo” ekstradimit nëse ka rrezik për jetën”, “Gjimnazistët, më pak pushime se 1 vit më parë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titull kryesor,” U nis të mundte Berishën, e mundi edhe Basha” i cili pasqyro rezultatin e zgjedhjeve nënkëndvështrimin politik. Disa tituj të tjerë janë; “Pacolli: Basha do t’i japë vrull Tiranës”, “Neritan Ceka: Rama të mos dalë nga dera e pasme e bashkisë më turp”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE