English

Vdes 76-vjeçarja në aksident, arrestohet drejtuesi i mjetit

Mirditë, 10 korrik, NOA – Një 76 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Kukës, në vendin e quajtur fshati Ndërfanë të rrethit Mirditë. Viktima është Dile Kola nga fshati Ndërfanë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është Afrim Ukaj, 39 vjeç, lindur në Prizren, Kosovë dhe me banim në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00, kur Ukaj ka qenë duke kaluar në autostradë me makinën e tip “Ford Galaxy” me targe FR 115313. Shtetasi kosovar udhëtonte së bashku me familjen e tij. Polica arrestuar 39-vjeçarin nga Prizren.

Ndaj tij ka nisur hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

a.k./NOA

KOMENTE
  • i panjohuri21:44 - 17 Korrik 2011
    ky aksident ka ndodh ne autostrad po pat vetem nje viktim qe kjo viktim ka rrezikura nje familje ...po ju kisha lute polici te shqipris te majn takim me popullaten se autostrada nuk asht per këmbsor..as per makina qe hecin me shepejtsi ma te vogel se 80 k\h se ne fillim te autostrade qe hiffon asht shenja shum mir aty ....po popullat e shqipris nuk respekton rregullat e kumunikacjoni e hyn naper autostra si me qen rrug lokale ...duhe ti dallojn keto gjara qe mos te kete kesi aksidente ....per kete qeshtje duhe policia te maj takim me qytetat edh tuashpjegon ...se ne autostra asht rrepsish e ndalum me hyj kemsort ....