English

16 vite nga masakra e Srebrenicës

Srebrenicë, 11 korrik, NOA - Në Qendrën Përkujtimore Potoçari sot shënohet 16-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë.

Njëmbëdhjetëvjeçari Nesim Muhiç është viktima më e re nga 613 të tilla që do të varrosen sot në Potoçari. Drejtori i Qendrës Përkujtimore Potoçari, Mersed Smajloviç, ka thënë deri më tash në këtë kompleks janë varrosur 4.524 viktima.

Në vende të tjera janë varrosur 188 viktima. Kjo bën që në përvjetorin e 16-të, të identifikuar dhe të varrosur të jenë 5.325 viktima të masakrës së Srebrenicës.

Sipas të dhënave zyrtare, në listën e të pagjeturve, që nga qershori i vitit 1995, figurojnë edhe më tej 3.040 persona. Këtë vit është mbajtur edhe marshi tradicional, “Marshi i Paqes, në të cilin më shumë se 6 mijë njerëz nga tërë bota kanë kaluar në rrugën në të cilën në vitin 1995 boshnjakët e Srebrenicës ikën dhe kërkuan shpëtimin nga granatat e Ushtrisë së Republikës Serbe.

Masakra e Srebrenicës njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

NOA/RFE

KOMENTE