English

Aksidentohet rëndë 20-vjeçarja, arrestohet drejtuesi i mjetit në Vlorë

Vlorë, 11 korrik, NOA – Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pasi është autori i një aksidenti me pasoja të rënda. Arben Myrteza Mamo, 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” në Vlorë është arrestuar në flagrancë nga Njësia Rajonale e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Vlorës. Mamo ka goditur me makinë, një vajzë 20-vjeçar me inicialet A. B. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:10, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec.

Mamo ka qenë në drejtimin e automjetin tip “Golf” me targa VL 4184 C. Si pasojë e përplasjes vajza është në gjendje të rëndë. Pas ndihmës së parë, ajo është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merren dhe një mjekim më të specializuart. Ndaj 44-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

a.k/NOA

KOMENTE