Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha darkë pune me Thaçin. Diskutohet axhenda europiane
English

Berisha darkë pune me Thaçin. Diskutohet axhenda europiane

Tiranë, 11 korrik 2011 NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi një darkë pune gjatë fundjavës që shkoi me Kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi.

Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit Berisha, gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Në takim, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën europiane të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës.

Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit, përfundon deklarata e zyrës së shtypit të kryeministrisë, publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

a.q/NOA

KOMENTE