English

Jaka: Kemi çmimet më të larta të karburanteve, të ndërhyjë qeveria

Tiranë, 11 korrik, NOA – Në paken e re fiskale që po diskutohet në Kuvend, përfaqësuesit e biznesit shqiptarë kanë kërkuar uljen e cimeve të karburanteve. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha gjatë mbledhjes së sotme që po zhvillohet në komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale, se Shqipëria është vendi që ka çmimet më të larta në rajon për karburantet. Ai solli shembullin e vendeve fqinje dhe theksoi se çmimet e karburanteve ndikojnë direkt në zhvillimin e biznesit.

“Çmimi i naftës ka arritur në 1.4 euro për litër. Nuk e di se kë vend konkurrojmë, se dhe Italia dhe Greqia i kanë shumë më të ulët. Ndërsa edhe vende si Nigeria i e kanë çmimi me 0.4 cent”, tha Jaka. Ndaj Jakës, ka reaguar zëvendësministri i Financave Alfred Rrushaj, i cili ka bërë dhe prezantimin e paketës para deputetëve. Rrushaj ka theksuar se çmimet e naftës janë rritur në gjithë rajonin dhe jo vetëm në Shqipëri.

a.k/NOA

KOMENTE