Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolegji Penal rrëzon kërkesën e Metës për pavlefshmëri të hetimeve
English

Kolegji Penal rrëzon kërkesën e Metës për pavlefshmëri të hetimeve

Tiranë, 11 korrik 2011, NOA - Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesat e ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta për pavlefshmëri të hetimeve lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti.

Sipas vendimit të Kolegjit me relator, gjyqtarin Ardian Dvorani, ish-ministri dhe zëvendëskryeminstri, Ilir Meta do t’i nënshtrohet një gjykimi normal dhe të plotë, gjë të cilën, Ilir Meta e kishte kërkuar nëpërmjet një Memo dërguar Gjykatës së Lartë.

Kërkesa për pavlefshmëri e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta lidhej me publikimin e një video-përgjimi të realizuar nga ish-ministri Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit.

Në seancën e 20 qershorit, gjatë paraqitjes së kërkesave paraprake të mbrojtjes, avokatët e ish-numrit dy të qeverisë Berisha kërkuan pavlefshmëri të veprimeve hetimore të organit të akuzës të kryera nga 12.1.2011 deri më 16.2.2011, pasi, sipas tyre, janë kryer në një kohë që Meta gëzonte imunitet.

Pavlefshmëria u kërkua edhe për veprimet hetimore në periudhën 12.4.2011-9.5.2011, si të kryera jashtë afateve ligjore si dhe për aktet e ekspertimit, dëshmitë e Dritan Priftit dhe provat materiale të sekuestruara nga Prokuroria.

Ilir Meta u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Lartë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme më 9 maj të këtij viti me akuzën e “korrupsionit aktiv”.

Hetimi ndaj tij nisi pas publikimit të një video-përgjimi të realizuar nga ish-ministri Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit, kur Prifti mbante postin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta mbante postet e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

mit/NOA

KOMENTE