Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 11 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 11 korrik 2011

Tiranë, 11 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 11 korrik 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Platforma Malaj: PS të mos kopjojë nga PD modelin e liderit”, i cili pasqyron deklaratën e deputetit socialist në lidhje me reformimin e partisë. Disa tituj të tjerë janë; “Lesi: Pse po bashkohemi me Ndokën, ministrat që duhen të ikin”, “Rukie Rama: Si ma mësoi Beqir Balluku të komunikonim përmes murit”.

Gazeta “Shekulli” hapet me argumentin kryesor; “Qeveria 78.6 milionë euro për 5 helikopterë”, i cili flet për kontratat e qeverisë në lidhje me blerjen e mjeteve fluturuese. Një tjetër titull i gazetës është “180 ditë i zhdukur dhe i braktisur nga të gjithë, trupi ende në morg”, “Dashnorë të princit të vogël 3-83 vjeç”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Banka islamike do të katërfishojë investimet”, i cili flet për zhvillimet ekonomike në vend. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Fyle: Asnjë nga kriteret e Kopenhagenit s’është plotësuar”, “Nesër negociatat për ndryshimet në ekzekutiv, Berisha pritet të takohet me Metën”, “Kola: Pushtimi italian, më i mirë sesa komunizmi”, “Plas pushka për katet pa leje, plagosen dy gra”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “PS nis protestat më 21 shtator. FRESSH do të rrëzojmë qeverinë tetë muaj pas 21 janarit”, i cili flet për zhvillimet renda selisë rozë dhe nisjen e protestave ndaj qeverisë. Disa tituj të tjerë janë; “Shkodër aty ku Kanuni vrau familjet e Tafilajve Pjetrushve”, “Si u cilësuan tradhtarë, Andon Sheti e Muhamet Prodani”, “SHBA si e arrestuam Marjan Rrokun, vrau nënë e bijë”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin; “Fyle: T’i jepet fund debatit politik për zgjedhjet”, i cili flet për intervistën e dhënë nga komisionari për zgjerimin në një të përditshme vjeneze. Disa tituj të tjerë janë; “Këshilli Bashkiak, sot ndahen mandatet e Tiranës”, “Fatbardh Kadilli: Humbja e Ramës, dështimi më i madh që nga humbja e Ramiz Alisë në 1991”, “Të rinjtë, të gjitha hapat se si të kërkojnë një punë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE