Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cooper: Asnjë marrëveshje nuk ndikon në statusin e Kosovës
English

Cooper: Asnjë marrëveshje nuk ndikon në statusin e Kosovës

Beograd, 13 korrik – “Pres që gjatë zbatimit të marrëveshjeve të paraqiten probleme të vogla sepse nuk mund të parashihet çdo gjë e nëse do të ketë probleme grupi çështjet e kontestuar domosdo do t’i kthejë në tavolinën kryesore të negociatave,” ka thënë për gazetën “Blic” të Beogradit Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Të dy vendet kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre, ka thënë Cooper. Pasi i ka quajtur të vështira bisedimet për marrëveshje, Cooper ka shtuar, në mënyrë të veçantë, se “as marrëveshjet e tanishme dhe as ato që do të bëhen me ë vonë nuk do të kenë ndikim në statusin Kosovës”.

Robert Cooper, pas qëndrimit të djeshëm në Prishtinë sot ka shkuar në Beograd për të përgatitur raundin tjetër të bisedimeve që do të mbahet më 20 korrikBruksel. Merret vesh se gjatë këtij raundi dëshirohet të arrihet marrëveshje për librat kadastralë, energjinë elektrike, telekomunikacion, e, siç transmetojnë mediet serbe, ndoshta edhe për vulën doganore të Kosovës.

NOA

KOMENTE