English

Durrës, kapen në flagrancë dy shpërndarës droge

Durrës, 13 korrik 2011, NOA – Dy persona që shpërndanin lëndë narkotike në Shkozet të Durrësit janë kapur në flagrancë nga policia me disa doza të përgatitura për shitje.

21-vjeçari Dorald Xhani dhe 26-vjeçari Igli Shahini u arrestuan sot në orën 03.00 të mëngjesit.

Pas gjurmimit të tyre dhe kontrollit të ushtruar nga policia në një Internet Kafe në lagjen Nr. 14 në Shkozet, dy shtetasve iu gjet e sekuestrua sasia prej 36.20 gram lëndë narkotike e llojit Kannabis Sativa.

Droga ishte ndarë në 11 qese farmaceutike dhe ishte bërë gati për shitje.

Dy të arrestuarit do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE