Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mundja del nga ngërçi, zgjidhet presidenti i federatës
English

Mundja del nga ngërçi, zgjidhet presidenti i federatës

Tiranë, 13 korrik 2011 - Mundja shqiptare i ka dhënë fund ngërçit 3-vjeçar, duke zhvilluar Asemblenë zgjedhore, e cila ka konfirmuar Martin Bibën si president, si dhe ka zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të Federatës.

Nën drejtimin e presidentit të mundjes Evropiane, Tzeno Tzenov, dhe të një juristi të këtij organizmi, është bërë verifikimi i mandateve të 15 klubeve pjesëmarrëse, anëtare të Federatës Shqiptare të Mundjes, duke vijuar me procesin e votimit për presidentin e këtij organizmi, ku kandidati i vetëm ishte Martin Biba, si dhe të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Kështu, pas votimit, Martin Biba është konfirmuar si president i Federatës Shqiptare të Mundjes.

Ndërsa atij do t'i bashkohen në Komitetin Ekzekutiv edhe Besim Kuka, Avni Hasa, Erzen Breçani, Shkëlqim Troplini, Altin Shtjefni dhe Ndoc Qokaj, ndërsa postin e Sekretarit të Përgjithshëm, do të vazhdojë ta mbajë Ndriçim Spahiu.

Duke folur pas zgjedhjes së tij në këtë post, presidenti Martin Biba, ka shprehur mirënjohjen për besimin si dhe ka premtuar çuarjen më përpara të këtij sporti, si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

“Të them të drejtën është përgjegjësi për të marrë të tilla angazhime, por duke qënë se jam ish-sportist dhe trajner i Partizanit mes jush ndihem më mirë se në çdo lloj komuniteti tjetër”, - ka deklaruar ai.

a.q/NOA

KOMENTE