English

Aleanca Kuqezi në Prishtinë: Shqipëria tu japë emrin “shqiptarë”

Prishtinë, 15 korrik 2011 NOA - Aleanca Kuqezi zhvilloi një takim publik në qytetin e Prishtinës, në prani të intelektualëve të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për nismën më të re të Aleancës Kuqezi “Një komb, një pasaportë”.

Nën/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu tha se Shqipëria sot i jep nder shqiptarëve, por shteti shqiptar ju mohon të drejtën për tu quajtur shqipëtar.

“Shqiptarët kanë nevojë për emrin shqiptar pavarësisht se ku jetojnë ata, prandaj shteti duhet t’I pajis me pasaportën shqiptare. Në rradhët për pasaporta serbët, malazezët, kinezët e shumë e shumë qytetarë të tjerë marrin shumë më shpejt pasaportën shqiptare se sa shqiptarët e kosovës”, - ka deklaruar Spahiu. Ai ngriti edhe nevojën e unifikimit të legjislacionit mes dy shteteve, duke theksuar se Kosova duhet t’i largohet legjislacionit sllav.

a.q/NOA

KOMENTE