Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjen vdekjen Aleksandër Kolici, u qëllua me silenciator në mes të Tiranës
English

Gjen vdekjen Aleksandër Kolici, u qëllua me silenciator në mes të Tiranës

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA – Ka gjetur vdekjen si rezultat i plumbave të një arme tip pistoletë me silenciator, Aleksandër Koliqi i njohur dhe me emrin Aleksandër Gremi.

I ndjeri, humbi jetën pak pasi u qëllua me armë, ndërsa ishte duke u futur në shtëpi, me qese në duar pasi kishin blerë ushqime në dyqanin afër vendbanimit.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e sotme tek rrethrrotullimi i Tiranës së Re, jo larg shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, raportoi bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Policia e shumtë në vendngjarje, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vrasjes së 35-vjeçarit dhe për të mundësuar kapjen e autorit i cili është zhdukur në drejtim të panjohur.

***

Më 23 maj 2006, Aleksandër Koliqi ishte arrestuar pasi strukturat e Policisë së Shtetit organizuan operacionin e Koduar “Poter-Al” për ndalimin e 7 shtetasve ndaj të cilëve Prokuroria për Krime të Rënda kishte lëshuar Urdhrat e Ndalimit për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Urdhërat e ndalimit ndaj këtyre shtetasve ishin nxjerrë bazuar në materialet e ardhura nga autoritet gjyqësore italiane, si dhe në hetimet intensive të kryera për një periudhë disa mujore nga Prokuroria Për Krime të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës kundër krimit të Organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme.

Operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit nga strukturat e Policisë së Shtetit ka filluar rreth mesnatës së 22 majit 2006 dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Në këtë operacion morën pjesë 32 forca policore të drejtuara nga Drejtoria e Luftës kundër Krimit të Organizuar e Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

1. Ilir Kociaj, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

2. Geront Tola alias Geront Dedja, lindur në qytetin e Librazhdit dhe banues në Elbasan.

3. Zamir Vadardha, lindur në Shijak dhe banues në qytetin e Elbasanit, (ndalimi i tij është bërë në qytetin e Durrësit)

4. Bledi Balliu, lindur në qytetin e Fierit dhe banues në qytetin e Tiranës.

5. Aleksandër Kolici alias Aleksandër Gremi, lindur në qytetin e Fierit dhe banues në qytetin e Tiranës.

6. Leonard Cobaj, lindur dha banues në qytetin e Vlorës.

7. Ervin Tavanxhi, lindur në qytetin e Elbasanit dhe banues në qytetin e Tiranës.

e.t/NOA

KOMENTE