Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I shitën apartamentin personave të ndryshëm, ekstradohen nga Greqia mashtruesit
English

I shitën apartamentin personave të ndryshëm, ekstradohen nga Greqia mashtruesit

Tiranë, 15 korrik 2011 NOA – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin e dy personave të shpallur në kërkim prej disa vitesh.

Kështu, sipas njoftimit zyrtar, më datën 15.07.2011, rreth orës 09.30, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt Shqipërisë, i shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim, Astrit Nuro VERAJ, vjeç 57, lindur në Shkodër dhe Vasilika Rrapi VERAJ, vjeç 54, lindur në Fier.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 250, datë 10.11.2008, i ka dënuar këta shtetas secilin me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.

Shtetasit Astrit e Vasilika VERAJ janë shpallur fajtor pasi i kanë shitur apartamentin e tyre paralelisht dy personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datë 21.01.2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtyre shtetasve.

a.q/NOA

KOMENTE