Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një saktësim ideologjik për ligjin
English

Një saktësim ideologjik për ligjin

Nevoja për të ndërtuar një parlament është pothuajse universale në panoramën majtas apo djathtas. Çështja është me se do të ndërtohet. Do të ndërtohet me paratë publike. Si do të ndërtohet? Nëpërmjet procedurave të prokurimit publik. Ku do të ndërtohet? Do të ndërtohet në Tiranë, miq dhe shokë. Do të ndërtohet në Tiranë, në vendim më dinjitoz që meriton të ketë një Parlament. Cili është ky vend? Është ai vend, që, për fatkeqësinë tonë, mund të quhet fare mirë një vend i mallkuar. Ne do ta konsiderojmë si vendin që do të jetë pozicioni më kyç gjeografikisht dhe politikisht për Tiranën dhe për Shqipërinë. Po. Te Piramida

Nga Enkelejd Alibeaj

Ligji përmban procedurat për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar dhe nuk është ligj që përmban procedurat për shkatërrimin e Piramidës, edhe pse, personalisht, do të doja të besoja se ia vlen ideologjikisht dhe politikisht që ta dominonim në këtë mënyrë. Do të duhet ta shohim gjënë në aspektin pozitiv.

Si relator i projektligjit dhe për të prezantuar çështjen para jush, do të më duhet të them dy fjalë edhe për kuadrin kushtetues në të cilin ka kaluar procedura e miratimit të këtij ligji. Ky ligj, i nënshkruar dhe prezantuar para Kuvendit nga 38 nënshkrues, ashtu siç e përmban edhe Kushtetuta e vendit, i ka kaluar të gjitha procedurat dhe filtrat financiarë të marrjes së mendimit edhe nga Këshilli i Ministrave, ashtu siç parashikon Kushtetuta, nenet 81 dhe 82 të saj.

Së dyti, duhet të them dhe të sqaroj politikisht se cili është motivimi i brendshëm në aspektin ekonomik dhe përse duhet të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar. Do të duhet të dimë të gjithë së bashku që institucionet e këtij vendi për të qenë dinjitoze në ushtrimin e detyrës së tyre kanë nevojë për të qenë dinjitozë edhe në strehën që i mban ato. Duhet ta bëjmë publike se ka një sërë institucionesh kushtetuese dhe të pushteteve të tjera, që janë në nevojë emergjente për të pasur strehën e tyre.

Gjykata e Lartë e këtij vendi, tempulli i pushtetit të tretë, është në një gjendje të mjeruar, edhe Gjykata Kushtetuese është në një gjendje të mjeruar. Salla e gjyqit të kësaj gjykate është më e padenjë se e çfarëdo lloj gjykate të shkallës së parë të Republikës. Teatri Kombëtar ka nevojë për të pasur këtë sallë ku jemi ne duke milituar.

Janë këto arsyet ekonomike, të cilat bëjnë të mundur dhe motivojnë edhe ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Sigurisht që arsyeja më e fortë është që ky vend, kjo shoqëri, ky shtet, ky komb, kjo republikë kërkon institucionin e vet, tempullin e demokracisë, kërkon Kuvendin. Është i vetmi shtet në këtë rajon që nuk ka një ngrehinë të Kuvendit, madje e ka të ndarë atë, për ironi të fatit, në dy ndërtesa: këtu dhe te Kryesia e Kuvendit. E paparë kjo në ndonjë histori arkitekturore të ndërtimit të shtetit demokratik në vendet e rajonit apo më gjerë.

Kjo është arsyeja se përse do të duhet që ne të ndërtojmë Kuvendin, i cili do të jetë Kuvendi i shqiptarëve, i cili do të jetë vendi ku do të mbizotërojë psikoza e demokracisë liberale të ndërtimit të shtetit. Megjithatë, ky ligj nuk përbën debat thjesht dhe vetëm për arsye kushtetuese, ekonomike apo të nevojës për të pasur institucionin e vendit. Jo, është diçka tjetër. Arsyet e vërteta duhet t’i shohim të gjithë, drejtpërdrejt në sy. Ato janë arsye të pastra ideologjike. Mbështetësit e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar janë ata, të cilët duam apo s’duam, japin një leksion të mirë për të mos mbajtur si emblemë të psikozës diktatoriale në mes të Tiranës, një të tillë, që quhet Piramidë. Nuk mund të mbajmë një vend, i cili mban brenda fantazmën e diktatorit.

Ne do të ndërtojmë një kompleks të ri, ku të gëlojë shpirti i demokracisë, shpirti i paqes. Unë besoj se ky është një nga rastet më të mira, për t’u treguar shqiptarëve se, teksa japim konsiderata për qortimin e periudhës komuniste, duhet të jetë rasti që të na bëjë bashkë të gjithëve, për të treguar se misioni dhe ylli udhërrëfyes në ndërtimin e shtetit, të psikozës së demokracisë, do të duhet të na gjejë bashkë dhe jo të kthehemi e të ndahemi, si në raste të tjera.

Unë besoj se, heshturazi, ajo pjesë e Parlamentit që nuk gjendet këtu sot, hedh baltë pa të drejtë në këtë iniciativë ligjore Ata dikur janë shprehur për nevojën e ngritjes së Parlamentit. Vendimi 66 i këtij Parlamenti, i vitit 2010, nuk është gjë tjetër, veçse një ripërsëritje e vendimit të marrë nga ky Parlament në vitin 2005, i miratuar nga të gjithë me 138 vota, kur në krye të kësaj salle qëndronte një nga profesorët e së majtës, Servet Pëllumbi.

Nevoja për të ndërtuar një parlament është pothuajse universale në panoramën majtas apo djathtas. Çështja është me se do të ndërtohet. Do të ndërtohet me paratë publike. Si do të ndërtohet? Nëpërmjet procedurave të prokurimit publik. Ku do të ndërtohet? Do të ndërtohet në Tiranë, miq dhe shokë. Do të ndërtohet në Tiranë, në vendim më dinjitoz që meriton të ketë një Parlament. Cili është ky vend? Është ai vend, që, për fatkeqësinë tonë, mund të quhet fare mirë një vend i mallkuar. Ne do ta konsiderojmë si vendin që do të jetë pozicioni më kyç gjeografikisht dhe politikisht për Tiranën dhe për Shqipërinë. Po. Te Piramida.

KOMENTE