English

Trafiku i drogës, arrestohet në Itali e gjithë familja shqiptare

Firence, 15 korrik 2011, NOA- Një familje shqiptare është vënë e gjitha në prangat e policisë italiane e akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ngjarje e cila ka ndodhur në Firence, ka vënë pas hekurave dy bashkëshortët dhe katër fëmijët e tyre, të cilët akuzohen se kanë shpërndarë drogë në mënyrë të organizuar që nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Siç raporton agjencia e lajmeve INA, ishin babai dhe nëna ata që kryenin porosinë në Shqipëri-Greqi dhe Itali, ndërsa fëmijët e tyre të rritur kryenin transportin, ku gjatë secilit transportim ata përfitonin nga 200 mijë euro.

Sipas policisë familja shqiptare kishte në pronësi një sërë pasurish si lokale dhe banesa luksoze në Shqipëri.

Ndërkaq gjatë kontrollit të ambienteve të tyre u zbulua edhe një laborator ku familjarët bënin përzierjen dhe klasifikimin e lëndës narkotike.

a.y/NOA

KOMENTE