Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Bledar Balliu, ekzekutoi të penduarin e trafikut të drogës
English

Arrestohet Bledar Balliu, ekzekutoi të penduarin e trafikut të drogës

Tiranë, 16 korrik 2011 NOA – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga Bledar Balliun, njeriun që ekzekutoi dje në mbrëmje Aleksandër Koliçin ose i njohur ndryshe si Aleksandër Gremi.

Balliu, njwri prej 7 personva tw arrestuar nw 2006 gjatw operacionit “Poter Al” është autori i ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e premte në mbrëmje në afërsi të shkollës "Petro Nini", ku 40-vjeçari është qëlluar për vdekje, sapo ka dalë nga një lokal. *****

Më 23 maj 2006, Aleksandër Koliqi ishte arrestuar pasi strukturat e Policisë së Shtetit organizuan operacionin e Koduar “Poter-Al” për ndalimin e 7 shtetasve ndaj të cilëve Prokuroria për Krime të Rënda kishte lëshuar Urdhrat e Ndalimit për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Urdhërat e ndalimit ndaj këtyre shtetasve ishin nxjerrë bazuar në materialet e ardhura nga autoritet gjyqësore italiane, si dhe në hetimet intensive të kryera për një periudhë disa mujore nga Prokuroria Për Krime të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës kundër krimit të Organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme.

Operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit nga strukturat e Policisë së Shtetit ka filluar rreth mesnatës së 22 majit 2006 dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

a.q/NOA

KOMENTE