Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Canalis shpëton nga bankieri që i dërgonte letra me pullë të kuqe
English

Canalis shpëton nga bankieri që i dërgonte letra me pullë të kuqe

E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Rrezikon katër vjet burg bankieri i cili u fut në sistemin informatik të institutit të kredive për të cilin punonte duke zbuluar edhe adresën e Elisabeta Canalis, duke filluar më tej që ti dërgojë letra me përmbajtje të turpshme dhe me kërcënime.

50 vjeçari i akuzuar ka pranuar se ka dërguar letra, ndërsa nga ana e hetimeve rezulton se duke përfituar nga posti ai u kishte dërguar letra edhe personazheve të tjerë mes të cilëve edhe Giulio Andreottit.

Akuzat për të janë për hyrje abuzive në sistemin informativ, ndërsa ministria e Punëve Publike kërkoi një dënim me 4 muaj burg për të, ndërsa dënimi final pritet të jepet në 19 shtator.

Letrat për aktoren kishin përmbajtje kërcënuese dhe erotike dhe ai i kishte dërguar asaj të paktën tre të tilla.

Canalis në vitin 2008 e kishte denoncuar ngjarjen, duke thënë se ndihej e kërcënuar për jetën e saj private për faktin se kishte marrë letra dhe lule me përmbajtje të rëndë.

a.y/NOA

KOMENTE