English

Limaj: Eleminimin tim ta harrojnë

Prishtinë, 16 korrik 2011, NOA- Fatmir Limaj ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në Kosovë, gjatë një debati televiziv ka hedhur poshtë zërat për një eliminim të mundshëm politik.

Limaj i cili aktualisht mban vetëm postin e deputetit të PDK-së së Hashim Thaçit është shprehur se, është i gatshëm të përballet me drejtësinë për çdo spekulim të mundshëm të tij lidhur me kohën kur ishte ministër, duke shprehur bindjen se do të dalë pa lagur.

“Edhe nëse më fusin në burg, kurrë nuk mund të më eliminojnë. Le ta harrojnë. Mund të më eliminojë vetëm vota e popullit”, është shprehur Limaj në RTK. Më tej ai theksoi se e që nga Kryeministri Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi e një sërë deputetësh e ministrash të tjerë e dinë se nuk ka qenë në Kosovë, në kohën për të cilën akuzohet.

a.y/NOA

KOMENTE