Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër prangoset hajduti serial i makinave në Tiranë dhe Durrës
English

Shkodër prangoset hajduti serial i makinave në Tiranë dhe Durrës

Shkodër, 16 korrik 2011, NOA- Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi iu gjet një armë zjarri e llojit automatik, ndërsa akuzohet edhe për një sërë veprash të tjera penale.

Arrestimi i të riut sipas burimeve policore të Shkodrës mësohet të jetë bërë në flagrancë, ndërsa akuzohet edhe si autor i disa vjedhjeve të makinave në Tiranë dhe Durrës, vjedhje këto të kryera në bashkëpunim.

I ndaluari është identifikuar si Jetlum Murçaj 20 vjeç, lindur në Kelmend dhe banues në Bajzë të komunës Kastrat .

Ndërkaq blutë e qytetit kanë bërë të mundur kapjen e tij pasi kanë denoncuar disa të shtëna armësh, i cili pasi ka pikasur policinë i ka kundërshtuar dhe ka tentuar t`i shmangej forcave të policisë, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të të lartpërmendurit, duke bërë kështu të mundur kapjen dha arrestimin në flagrancë të tij.

Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, ku po udhëtonte i ndaluari Murçaj, një mjet tip Benz me targë BB 321 JF, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, që ky shtetas e mbante pa leje.

Krahas kësaj pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se edhe makina me të cilën udhëtonte i ndaluari ka qenë e vjedhur.

Më tej sipas policisë thuhet se, 20 vjeçari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, është autor i disa vjedhjeve të makinave, vjedhje këto të ndodhura kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të cilat për arsye të vazhdimit të hetimeve nuk do japim të dhëna të mëtejshme.

Krahas kësaj gjatë punës së policisë, është bërë e mundur sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale i tre makinave të vjedhura.

Ndërkaq nga ana e Prokurorisë nisën hetimet për veprat penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim “ si dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

a.y/NOA

KOMENTE