Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e PS ndaj gjyqtarëve të Kolegjit, Presidenti thërret nesër mbledhjen e KLD
English

Akuzat e PS ndaj gjyqtarëve të Kolegjit, Presidenti thërret nesër mbledhjen e KLD

Tiranë, 18 korrik 2011, NOA – Presidenti i Republikës, njëherësh Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bamir Topi ka reaguar ndaj shqetësimit të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për blerjen e tyre me nga 500 mijë euro për secilin vendim të marrë mbi betejën elektorale për bashkinë e Tiranës.

Presidenti Topi në cilësinë e Kreut të KLD-së lajmëroi thirrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ditën e martë, në 19 korrik.

Në këtë mbledhje anëtarët e KLD-së do të marrin në shqyrtim ankesat e gjyqtarëve lidhur me pretendimet e PS-së për blerjen e tyre nga Partia Demokratike.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i dërguan para pak ditësh një letër presidentit Topi, ambasadës së SHBA-ve dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, ku i kërkonin të ndërhyjë pas akuzave të lëshuara nga kryetari i grupit kuvendor të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili i akuzonte drejtpërdrejtë gjyqtarët e Kolegjit se kishin marrë nga 500 mijë Euro për çdo vendim të dhënë për garën elektorale në Tiranë, dhe pikërisht për vendimin e datës 13 qershor dhe atë të datës 8 korrik, që vulosi fitoren e kandidatit demokrat, Lulzim Basha si kryetari i ri i bashkisë së Tiranës.

Sipas PS-së për të gjitha vendimet e marra nga Kolegji shuma e dhënë nga PD për gjyqtarët i kalon dy milion e gjysmë Eurot.

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në letrën dërguar Kreut të Shtetit shprehin shqetësimin ndaj këtyre akuzave duke theksuar se për çdo vendim të marrë për zgjedhjet në bashkinë Tiranë ata kanë respektuar vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sipas gjyqtarëve të Apelit akuzat e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçi janë mashtrime dhe të pabazuara në fakte.

mit/NOA

KOMENTE
  • Guljan Bushaj13:32 - 18 Korrik 2011
    moj emjera shqipri thoi qe stelan te beshe njiher perpara si shoqet edhe ti se ke nji mal perpara qe quhet sali.ca do bei dhe presideni ca te thot saliu as gje ska per te ndryshuar:>
  • David Doçi13:05 - 18 Korrik 2011
    persidenti te respektoj ligjin dhe mos te le njeri te shpif per gjygjtaret ata jan shteti i pa mvarur