English

Grabitet me dhunë supermarketi “Mercator” në “Komunën e Parisit”

Tiranë, 19 Korrik 2011 NOA Update – Dy persona të maskuar kryen mbrëmjen e sotme një grabitje spektakolare në një supermarket në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 kur dy të rinj me maska në fytyrë, nën thirrje britma kanë kërcënuar shitësen te supermarketi “Mercator” që ndodhet tek Lagjja “Komuna e Parisit”, duke arritur të rrëmbejnë paratë në kasë.

Duke tundur pistoleta në duar, dy agresorët kanë arritur të marrin të paktën 100 mijë lekë të rinj, i thanë agjencisë NOA, burime policore në vendin e ngjarjes.

Kërkime të shpejta nisën për gjetjen e të dyshuarve por ende nuk ka sinjale për kapjen e tyre.

Brenda një muaji kjo është hera e dyte qe ky supermarket grabitet.

e.t/NOA

KOMENTE