English

Williams, një sirenë e shkëlqyer në Majami

Majami, 19 Korrik NOA - Nga toka e kuqe e plazheve të bardha të Majamit është momenti për tu relaksuar për tenisten seksi nga SHBA, Serena Williams.

Në ambientet e plazhit ajo ka paraqitur një formë fizike perfekte.

Një dekolte të hapur dhe xhinse shumë të shkurtra që paraqesin këmbët e saj të tonifikuara.

Mes mesazheve dhe rrezeve të diellit, Serena ka shijuar dhe një picë nën hijen e çadrës së saj buzë detit.

Me sa duket tenistja e famshme e ka lënë dietën e saj pas dore dhe ka ndërmend të vazhdojë sërish kur të fillojë dimri.

r.b/NOA

KOMENTE