Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri në qytetin e Korçës, digjen plotësisht katër banesa romësh
English

Zjarri në qytetin e Korçës, digjen plotësisht katër banesa romësh

Korçë, 19 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Zjarri i fuqishëm i cili shpërtheu para disa minutash në qytetin e Korçës, solli për pasojë vënien nën flakë të katër apartamenteve të një pallati ndërtim ekzistues.

Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se zjarri në katin e tretë të një pallati që ndodhet në lagjen nr 6 të qytetit juglindor, u shtri me shpejtësi nga banesa ku pati fillesën tek tre të tjerat e të njëjtit kat.

Në vendngjarje shkuan disa forca të ekipeve të shpëtimit dhe repartit zjarrfikës, si dhe forca të shumta policore.

Aktualisht ka përfunduar evakuimi i plotë i banorëve të pallatit, raporton korrespondentja e NOA nga vendi i ngjarjes.

Katër familjet që mbetën të pastreha, i përkisnin komunitetit rom. Godina trekatëshe ku ata jetonin ishte në gjendje të degraduar. Banorët e dëmtuar thonë se kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ende nuk po del me një pistë hetimi për shkaqet që sollën zjarrin e sotëm.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE