Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Kriza e borxheve në Eurozonë kërcënon rimëkëmbjen e ekonomisë globale
English

FMN: Kriza e borxheve në Eurozonë kërcënon rimëkëmbjen e ekonomisë globale

Uashington, 20 korrik 2011, NOA – Kriza e borxheve publike në vendet e Eurozonës po kërcënon si rimëkëmbjen e ekonomisë europiane ashtu dhe asaj globale.

Lajmin e bëri publik Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij për vitin 2011 mbi ekonominë e Eurozonës.

Në raport theksohet se sistemi bankar europian vazhdon të tregojë dobësi, duke iu referuar ekspozimit ndaj risqeve të borxhit publik të institucioneve në Greqi, Irlandë dhe Portugali.

“Greqia, Irlanda, Portugalia janë vende të vegjël në drejtim të ekonomisë, por ekspozimi financiar i bankave të vendeve të eurozonës kundrejt këtyre vendeve është e madhe”, thuhet në raportin e FMN-së.

Sipas raportit bëhet fjalë për një ekspozim që mund të çelë rrugën për një ngjitje të borxhit publik jashtë zonës euro.

FMN është e shqetësuar mbi të gjitha për ato banka europiane që kanë ende një nivel të ulët të kapitalit dhe që sipas FMN-së për këtë arsye janë vulnerabël ndaj shokut ekonomik.

Kjo është arsyeja pse FMN kërkon marrjen e masave të menjëhershme për të forcuar sistemin financiar evropian përmes një kapitali adekuat.

Në raportin e FMN-së për vitin 2011 thuhet se pavarësisht risqeve që lidhen me krizën e borxhit publik rimëkëmbja e ekonomisë në Eurozonë do të jetë përgjithësisht e qëndrueshme dhe e pabarabartë si dhe kryesisht e moderuar në shumë prej vendeve.

mit/NOA

KOMENTE