Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 21 korrik 2011
English

Parashikimi i motit për 21 korrik 2011

Tiranë, 20 korrik 2011, NOA- Edhe dita e nesërme do të nisë me vranësira në pjesën më të madhe të vendit kryesisht më të theksuara vranësirat do të jenë në vijën bregdetare por duke ju afruar orëve të mesditës vranësirat do të largohen duke ja lenë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dendura dhe shira të izoluar do të ketë në zonat malore veriore të Shqipërisë. Gjatë natës parashikohet që kthjellimet të rikthehen sërish në të gjithë territorin.

Për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga veriperëndimi i kontinentit temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa qendrore do të mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm, vranësira dhe shira ku më problematike situata do të paraqitet në Ishujt Britanike, Vendet e Balltikut dhe Gjermani pasi reshjet do të bien në formë rrebeshi duke u shoqëruar me stuhi të forta ere. Gjithashtu me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm do të jenë vendet Nordike ku në këto rajone do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave. Zona e alpeve, rajoni i Mesdheut dhe Ballkani verior do të kenë sërish vranësira dhe shira në forme rrebeshi ndërsa pjesa tjetër e Europës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Verior rrezikohet nga shira intensive dhe stuhi ere

- Gjermania rrezikon shira intesiv dhe shkarkesa rrufesh

- Norvegjia rrezikon shira të dendur dhe rrufe

a.y/NOA

KOMENTE