English

Vret veten pas zbulimit semundjes, hidhet nga dritarja e spitalit

Mitrovicë, 20 korrik, NOA – Një person ka vendosur t’i jap fund jetës duke u hedhur nga godina e spitalit në të cilin ishte shtruar për kurim. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në Spitalin e Mitrovicës, i cili ndodhet në rrugën “Andri Dinan” në këtë qytet.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se viktima, me kombësi serbe, është gjetur i pajetë nga punonjës të repartit të brendëshmë të spitalit.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se personi është hedhur nga godina. Shtetasi që ka hubur jetën ka qenë i shtruar në këtë spital. Mendohet se vetvrasja është kyer pas mësimit të diagnozës dhe sëmundjes që vuante.

a.k/NOA

KOMENTE