Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulimi i Shqipërisë
English

Zbulimi i Shqipërisë

Projekti i Behgjet Pacollit për bashkimin e potencialit që ka ekonomia dhe tregu i trojeve të banuara me shqiptarë është përpjekje që i duhet mbështetja institucionale. Ajo është e dështuar që në fillim, nëse nuk ka përkrahje institucionale dhe bëhet për qëllime promovuese

Nga Ibrahim Rexhepi

Një copë letër me përcaktimet programore, e nënshkruar nga tre ish-presidentë dhe dy veprimtarë, kryesisht shkencorë. Ky është dokumenti që për synim ka realizimin e dëshirës së Behgjet Pacollit, i cili qysh si president i Kosovës, në mars të këtij viti, në Tiranë dhe në Shkup kishte biseduar për një formë të integrimit rajonal.

Para pak javësh kjo ishte temë e debatit në një forum ekonomik e intelektual, prej nga dolën edhe orientimet programore, fillimisht për bashkimin e potencialeve ekonomike mes Shqipërisë dhe të Kosovës. Takimi nuk kishte karakter institucional, meqenëse as promotori i idesë nuk ishte i pranishëm në cilësinë, të cilën aktualisht e ka në Qeverinë e Kosovës. Prapa takimit qëndronin tri universitete private dhe dy asociacione të biznesit. Madje edhe nënshkrimi i dokumentit nga dy presidentët e dikurshëm të Shqipërisë, dhe ai i Kosovës, i cili e lëshoi këtë post pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dëshmon se ideja nuk qëndron, e as nuk buron nga institucionet kosovare e shqiptare.

Një retrospektivë e shkurtër na nxjerr përplot ide e nisiativa që kishin për qëllim krijimin e një tregu të “më të madh se të Serbisë dhe të Greqisë”. Ky fakt jo vetëm se e bën treg atraktiv për investitorë, qoftë për shkak të pozitës gjeostrategjike, apo për shkak të numrit të konsumatorëve, por e ngre në një faktor me ndikim në tërë rajonin. Mbi këtë bazë mbështeteshin idetë e bashkimit ekonomik, krijimit të sinergjive të përbashkëta, afrimit, apo edhe bashkimit të kompanive me potenciale të mëdha ekonomike, veprime të përbashkëta për shfrytëzimin e resurseve mbi tokë e nën tokë dhe për unifikimin e tregut të punës, sistemit të edukimit...

Po ashtu këtë synim kishin edhe Mini Shengeni e Komonuelti Shqiptar. Ndërkaq, ideja për bashkimin e trojeve ku jetojnë shqiptarë edhe sot është e pranishme si pjesë programore e lëvizjeve, apo partive të ndryshme. Në fakt, kjo është dëshirë e të gjithë shqiptarëve, ndonëse ka ndryshime vetëm në dinamikë dhe në qasje.

Me rastin e prezantimit publik të përcaktimeve programore, biznesmeni me nam global, Behgjet Pacolli e tha një fakt, i cili asnjëherë nuk është zbërthyer deri në fund. “Kam pasur pengesa që të hyj në tregun Shqipërisë. Por, ai është i vogël në krahasim me kërkesat dhe potencialin që ka kompania, të cilën tash nuk e udhëheq”.

Nga ana tjetër, dihet se kompania “Mabetex” me një zyrë (përfaqësi) kaherë është e pranishme në Tiranë, si edhe problemet juridike e pronësore që edhe sot ka ajo me televizionin Alsat. Por, cilat janë problemet tjera, nga kjo anë e kufirit, apo nga ana tjetër e tij duhet të zbërthehen një nga një, jo vetëm për të zgjidhur problemet që ka kompania e Pacollit, por për ndërtimin e trasesë së bashkimit dhe për krijimin singjergjisë ekonomike. Nëse ato nuk identifikohen dhe nuk zgjidhen në formë institucionale, atëherë kjo ide shumë lehtë mund të mbetet vetëm një kujtim i mirë dhe vetëm një ngjarje mediale.

Se këtu qëndron i tërë problemi flasin edhe disa zhvillime rreth forumit dhe përcaktimeve programore. E para, ajo u bë pjesë e angazhimeve të Behgjet Pacollit derisa për pak ditë ishte president i Kosovës, kurse tani është zëvendësi i parë i kryeministrit të vendit, sado që ai asnjëherë nuk mbështetet në influencën që i jep posti aktual. E dyta, ai vetë e pranon se si biznesmen, pa marrë parasysh fuqinë financiare që ka dhe begatinë me ide për investime, nuk ka mundur që namin biznesor ta shtrijë në Shqipëri apo në Kosovë, madje as për së afërmi me atë që ka në Kazakistan, apo edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore. Pra, pa marrë parasysh dëshirën, idetë dhe potencialin ekonomik e intelektual, dikush duhet të qëndrojë prapa, jo vetëm për ndikim, por që në mënyrë operative të krijojë hapësirën e bashkuar. Këtë nuk mund ta bëjë askush, pos shtetit, përkatësisht qeverive e parlamenteve. Madje as partitë politike, universitete publike e private, OJQ-të apo intelektualët e dijetarët e kombit.

Në të njëjtën kohë, ideja për tregun e përbashkët duhet të jetë krejtësisht e liruar nga primesat populiste dhe për promovime e përfitime individuale, apo të një grupi të ngushtë. Nëse ka primesa të këtilla, nuk mund të ndodh bashkimi ekonomik, e as “krijimi i tregut më të madh në Ballkan”. Institucionet e shtetit në të dy anët e kufirit duhet të kenë agjendë shumë të qartë për të arritur këtë synim. Në rend të parë vjen harmonizimi i ligjeve, normave dhe i standardeve që heqin çdo barrierë për qarkullimin e njerëzve dhe vlerave shpirtërore e materiale ndërmjet dy vendeve. Pastaj krijimi i ambientit të ngjashëm për biznes, ashtu që vendndodhja e tij të ketë vetëm kuptimin gjeografik, ndërkaq Tirana dhe Prishtina të ofrojnë kushte të njëjta për jetë, punësim, shkollim dhe prosperitet të secilit shqiptar, pa marrë parasysh vendlindjen.

Kjo nuk është rrugë e lehtë dhe që mund të kalohet shpejt. Se është kështu tregojnë shumë shembuj. Qeveritë dhe bizneset nuk mund të krenohen për investimet e përbashkëta, apo edhe për investimet e drejtpërdrjeta që njëri vend ka bërë në tjetrin. Janë disa kompani, kryesisht banka dhe ato për sigurime, të cilat erdhën në Kosovë, për shkak të mundësisë që në vitet e pasluftës i ofronte ky treg ende “i pazbuluar”. Pastaj, është dashur të kalojë një vit dhe të zhvillohen shumë takime e biseda, që autoritetet shqiptare të binden se nuk është e drejtë që disa produkte kosovare t’iu nënshtrohen çmimeve referente.

Është dashur që të bankat e huaja të sigurojnë para dhe ndihma të tjera teknike për të mënjanuar “fytin e ngushtë” që ekziston ndërmjet dy sistemeve energjetike. Por, ka edhe ide megalomane, të cilat vështirë se mund të jetësohen ndonjëherë, siç është porti kosovar i Shëngjinit, apo hekurudha Durrës-Prizen-Prishtinë. Këto aktualisht nuk janë reale, prandaj edhe nuk ia vlen të harxhohet shumë energji. Posaçërisht pse ajo duhet të ruhet për eliminimin e barrierave administrative e burokratike, të cilat janë pengesë jo vetëm për integrimin ekonomik, por edhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve nga të dyja anët. /Express/

KOMENTE