Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufton me vdekjen i vogli, i ra në kokë kulla e rojës në plazhin e Durrësit
English

Lufton me vdekjen i vogli, i ra në kokë kulla e rojës në plazhin e Durrësit

Durrës, 21 Korrik 2011 NOA – Në gjendje të rëndë ndodhet në Spitalin e Durrësit, një djalë i vogël i cili u dëmtua pasi i ra sipër kulla e rojës bregdetare në plazh, teksa ishte duke pushuar.

Blerant Rama, 14 vjeç nga Mitrovica në Kosovë, u plagos ditën e djeshme rreth orës 16.30 në kohen filloi një stuhi ere dhe shiu ne plazh.

Teksa po qëndronte në plazh, i mituri është dëmtuar si pasojë e rënies së një nga kullave metalike të vrojtimit, duke marrë plagë në kokë dhe trup.

Për shkak të gjendjes kritike, i plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak Tirane ku aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shëndetësore.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pohoi se materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

e.t/NOA

KOMENTE