Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tepelenë, kapet grabitësi i pikës së llotos, 16-vjeçari autor i disa vjedhjeve
English

Tepelenë, kapet grabitësi i pikës së llotos, 16-vjeçari autor i disa vjedhjeve

Tepelenë, 21 korrik 2011, NOA – Zbulimi në flagrancë i një 16-vjeçari nga Fieri teksa po vidhte në një pikë llotarie në Tepelenë, ka pasuar zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga i njëjti person gjatë muajve qershor e korrik.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Arteo Muho, i lindur në Fier dhe i dënuar më parë për vjedhje.

Policia e Tepelenës arrestoi sot rreth orës 08.20 minuta Arteo Muhon, pasi ai po sot rreth orës 04.30 të mëngjesit vodhi me thyerje një kioskë që ndodhej në qendër të Tepelenës, e cila shërbente si pikë llotarie.

Pika e vjedhur ishte në pronësi të shtetasit Q.M nga Tepelena.

Nga hetimet dhe informacionet e marra në rrugë operative policia arriti të kapë të riun bashkë me sendet e vjedhura, të cilat i kishte fshehur në qytetin e Tepelenës, në një pallat në ndërtim, për t’i transportuar më pas drejt Fierit.

Policia sekuestroi një televizor Plazma, 400 copë paketa cigare të markave të ndryshme, 8.700 lekë si dhe një kaçavidë që shërbente për të thyer bravat e çelësave.

Nga hetimet u provua se Arteo Muho ishte autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të lokaleve në Tepelenë, vjedhje të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik.

Përkatësisht u vërtetua se Muho në 29.06.2011, gjatë orëve të natës ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit S.G, nga Tepelena, ku ka marrë mallra ushqimore dhe sende të ndryshme si dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.

Gjithashtu ai më datën 05.07.2011, po gjatë orëve të natës ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit I.K, nga Tepelena, ku ka marrë edhe këtu sende e mallra ushqimore si dhe pije freskuese dhe një sasi lekësh.

16-vjeçari Arteo Muho do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Gjirokastrës për vjedhje.

mit/NOA

KOMENTE