Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankesa e përsëritur e PS: Në listat zgjedhore ka dublime të fshehura
English

Ankesa e përsëritur e PS: Në listat zgjedhore ka dublime të fshehura

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA - Partia Socialiste përsërit shqetësimin për problemet në listat zgjedhore. Deputeti socialist, Armando Subashi, në një komunikim me median tha se në listat e zgjedhësve, kryesisht në kryeqytet ka dublime të qarta dhe të fshehta.

Po ashtu PS-ja thekson se në listë ka familje që në realitet nuk ekzistojnë, por që në listën e zgjedhësve gjenden me shumicë. Sipas Subashit, në Bashkinë e Tiranës ekzistojnë 5300 dublime, të cilat duhet të rregulloheshin nga gjendja civile, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Në listë përveç dublimeve të qarta ka dhe dublime të fshehta. Ne kemi mundur t`i zbulojmë ato. Po ashtu në listë, persona të caktuar kanë ndryshuar një element të identitetit të tyre”, u shpreh deputeti socialist.

a.q/NOA

KOMENTE