Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien në pranga 6 falsifikatorë dhe 3 trafikantë droge në kryeqytet
English

Bien në pranga 6 falsifikatorë dhe 3 trafikantë droge në kryeqytet

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA - 9 persona rezulton të kenë përfunduar në pranga pas operacionit Shkalla të policisë së Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ledio Ilir Guni, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Eduart Remzi Salku, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Julian Ilir Bushati, 29 vjeç, lindur e banues në Tiranë, mbrëmë në afërsi të Kinostudios u kapën në flagrancë me një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”, me peshë 130 gram.

Mbrëmjen e djeshme, nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në kuadër të Proçedimit Penal të këtij viti, kreu identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetases Afërdita Sukniqi, 41 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, me detyrë punonjëse e Njësisë Bashkiake Nr.7 Tiranë, e cila do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Në pranga kanë përfunduar edhe Diana Rexha, 41 vjeç, me detyrë sanitare në Njësinë Bashkiake Nr.7 Tiranë, Luz Bisaku, 36 vjeç, me detyrë arsimtar, Ylvi Shkalla, 29 vjeç, me punë shofer në Rep.Ushtarak nr.1060, Zall Herr, Vilson Tun Nikolla, 41 vjeç si edhe Saimir Jahit Trota, 26 vjeç, lindur, me detyrë në Repartin e Forcave Tokësore Zall – Herr.

Pas një hetimi disa mujor u arrit identifikimi dhe kapja e shtetasve të lartëpërmendur, të cilët në periudha në ndryshme kohore kanë fallsifikuar një sërë dokumentash zyrtare si leje drejtimi kombëtare e ndërkombërate dhe një sërë dokumentash të tjera zyrtare.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

a.q/NOA

KOMENTE