English

Kritikat e BE, Bregu fajëson opozitën

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka fajësuar opozitën për kritikat që ndërkombëtarët bënë në takimin e tretë të Këshillit të Stabilizim Asocimit të zhvilluar më 19 korrik.

Gjatë një takimi në ministrinë e integrimit, Bregu sqaroi për gazetarët se, nota kritike e Brukselit , adresuar situatës post zgjedhore erdhi për shkak të zhurmës së opozitës. “Askujt nuk i pëlqen të bëhet ndërmjetës për të zgjidhur mosmarrëveshje, apo dyshime, të cilat zoti Rama i ka vënë procesit zgjedhor. Kjo është situata më e rëndë, që edhe ndërkombëtarëve u jep mundësi të shprehen me një gjuhë më të rëndë.”- tha Bregu pas prezantimit të projektit "SMEI II" të BE-së . Ajo pohoi se qeveria ishte vlerësuar me nota pozitive sa i përket detyrimeve që ajo kishte përballë partnerëve evropianë. “Detyrimet që qeveria dhe institucionet shqiptare kanë patur primare përballë partnerëve europianë janë zbatuar dhe kemi vlerësimin maksimal. Detyrimin e përbashkët për të ushtruar përgjegjësinë e përbashkët në axhendën kombëtare të integrimit të vendit, qeveria nuk e bën dot duke marrë rolin e opozitës”, ka përfunduar ministrja shqiptare e integrimit.

a.q/NOA

KOMENTE